Sateliti Nur, ofruesi i interesave paqësore të Iranit nga hapësira
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96463-sateliti_nur_ofruesi_i_interesave_paqësore_të_iranit_nga_hapësira
Lëshimi me sukses i satelitit Nur-1 nëpërmjet raketës transportuese Kased dhe vendosja e tij në orbitën e tokës, ngjalli reagime politike të përsëritura nga Amerika dhe disa vende evropiane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 24, 2020 07:30 Europe/Tirane
  • Sateliti Nur, ofruesi i interesave paqësore të Iranit nga hapësira

Lëshimi me sukses i satelitit Nur-1 nëpërmjet raketës transportuese Kased dhe vendosja e tij në orbitën e tokës, ngjalli reagime politike të përsëritura nga Amerika dhe disa vende evropiane.

Sateliti “Nur” është sateliti i parë ushtarak i Republikës Islamike të Iranit që është dërguar në orbitë me anë të raketës trefazash “Kased” nga shkretëtira qendrore e Iranit nga ana e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe ka arritur me sukses të vendoset në orbitën 450 kilometra larg nga toka. Ky sukses i Forcave Ajrore të Trupave të Gardës Revolucionare Islame në fushën e hapësirës ka një rëndësi të madhe dhe tregon se fusha të ndryshme dhe të ligjshme të zhvillimit të fuqisë mund të arrihen duke u mbështetur në aftësitë lokale dhe kombëtare. Arritja e të gjitha dimensioneve shkencore është një parakusht për forcimin e përbërësve të fuqisë dhe autoritetit të Republikës Islamike të Iranit. Aftësia raketore e Iranit është një nga komponentët e rëndësishëm të forcimin e fuqisë dhe përdorimi i kësaj fuqie për të arritur dimensione të tjera strategjike që forcojnë aftësitë e Iranit, është logjike dhe legale. Prania në hapësirë dhe mbështetja strategjike për operacione të ndryshme të zbulimit dhe komunikimit në fusha të ndryshme e bëjnë edhe më të domosdoshëm zhvillimin e industrisë hapësinore. Sa i përket kësaj, major Ali Xhafar’abadi komandanti hapësinor i forcave ajrore dhe hapësinore të gardës revolucionare ditën e enjte ka thënë: Sateliti Nur-1 ka mundësinë të japë mbështetje strategjike në operacionet e zbulimit, komunikimit dhe lundrimit për Iranin. Komunikimi nga distanca, zbulimi dhe parashikimi i zhvillimeve të ardhshme në ndryshimet klimatike, krizat klimatike dhe drejtimet satelitore, analizimi i zhvillimet përreth janë vetëm disa pika që tregojnë rëndësinë e zhvillimit të industrisë hapësinore, karakteristika të cilat janë përcaktuar edhe për satelitin Nur-1. Sateliti më i rëndësishëm indigjen dhe kombëtar iranian Nur-1 ka për mision të zbulojë dhe japë informacione mbi pozitën gjeografike përreth Iranit. Duke pasur parasysh misionin e satelitit Nur-1 parashtrimi i disa temave si rezoluta 2231 e KS të OKB dhe padia e Iranit në këtë këshill, nuk ka gjë tjetër veçse përdorim politik. Objektivat raketore të Iranit janë krejtësisht mbrojtëse dhe parandaluese dhe ajo raketë që përdoret për dërgimin e satelitëve në hapësirë nuk ka karakter ushtarak dhe në total Irani nuk posedon raketa që kanë kapacitet mbartës të armëve bërthamore. Është e rëndësishme të thuhet se nga aspekti ligjor dhe etik i sheriatit, lideri suprem i revolucionit islamik me anë të një dekreti fetar, prodhimin e armëve atomike e ka quajtur haram dhe kjo armë nuk zë vend në doktrinën mbrojtëse të Iranit. Përveç kësaj rezoluta 2231 e KS të OKB e cila është garantuese e marrëveshjes bërthamore nuk e ka ndaluar Iranin nga kryerja e aktiviteteve paqësore raketore. Progresi shkencor në të gjitha fushat, mes tyre sektori hapësinor dhe ajror, është legjitime për Irani dhe presionet, sanksionet apo kërcënimet nuk do të pengojnë rrugën e Iranit drejt zhvillimit dhe progresit. Përveç kësaj sateliti Nur-1 ka qëllime paqësore dhe është dërguar në orbitë në kuadër të politikave mbrojtëse të Iranit.