Lëshimi i satelitit nga Irani, veprim në drejtimin e duhur
Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se lëshimi i suksesshëm i një sateliti iranian në hapësirë ishte dëshmi se Irani ka ndjekur një politikë të shëndoshë për të zhvilluar sektorin e tij hapësinor.
Në komentet e publikuara të Premten, Presidenti iranian përshëndeti lëshimin e satelitit ushtarak Nur në fillim të kësaj jave nga Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC). Ky ishte një veprim i duhur në drejtimin e duhur, tha ai. "Ky sukses është një shenjë se forcimi i sektorit të hapësirës në vend dhe në forcat e armatosura ka qenë një hap i saktë dhe efektiv," tha Ruhani në një telefonatë me Ministrin e Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Amir Hatami. Ruhani përsëriti se Irani duhet të bëjë më shumë përpjekje për të forcuar më tej aftësitë e tij hapësinore. "Ne duhet të përpiqemi dhe të bëjmë më shumë se më parë për ta zhvilluar sektorin hapësinor", tha presidenti Ruhani. Ai gjithashtu preku një seri "provokimesh" të fundit nga disa vende të huaja në Gjirin Persik, duke thënë se Irani duhet të përpiqet për të ruajtur rolin e tij stabilizues në Azinë Perëndimore. "Ndërsa ruajmë vigjilencën tonë dhe praninë tonë në rajon, ne duhet të ndjekim me kujdes strategji që të sigurojnë dhe forcojnë stabilitetin dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon", tha Presidenti iranian.