Irani një vend i fuqishëm në sistemin shëndetësor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96491-irani_një_vend_i_fuqishëm_në_sistemin_shëndetësor
"Organizata Botërore e Shëndetit e njeh Iranin si një vend të fuqishëm në fushën e sistemit shëndetësor dhe në fushën e përballjes me sëmundjen Covid 19, vend që ka marrëdhënie shumë të mira, të sinqerta dhe të ngushta me Organizatën Botërore të Shëndetit."
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 25, 2020 06:28 Europe/Tirane
  • Irani një vend i fuqishëm në sistemin shëndetësor

"Organizata Botërore e Shëndetit e njeh Iranin si një vend të fuqishëm në fushën e sistemit shëndetësor dhe në fushën e përballjes me sëmundjen Covid 19, vend që ka marrëdhënie shumë të mira, të sinqerta dhe të ngushta me Organizatën Botërore të Shëndetit."

Saeed Namaki, Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit, duke deklaruar se rrjeti i sistemit të kujdesit shëndetësor të Iranit në rajon është unik, shtoi: Irani ka përvoja të mira si zhdukja e poliomielitit, fruthit, kontrollimit të malaries, tetanozit dhe shumë sëmundjeve infektive. Në frontin e luftës kundër koronës, Ministria e Shëndetësisë dhe e çështjeve Mjekësore e Iranit ka bërë një përpjekje të paharrueshme për të demonstruar aftësinë e rrjetit të kujdesit shëndetësor në Iran për të mposhtur këtë virus vdekjeprurës.  Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka identifikuar rrjetin dhe stafin mjekësor iranian si një nga sistemet më të forta shëndetësore në Mesdheun lindor. Shoqëria iraniane e Teknologjisë, së bashku me Stafin e Shëndetit dhe Mjekësisë në Iran, ka bërë përpjekje serioze dhe efektive që nga ditët e para të përballjes me virusin Corona. Një zhvillim i rëndësishëm në këtë proces nga kompanitë me bazë novatore është prodhimi i pajisjeve që më parë ishin prodhuar ekskluzivisht nga një numër i vogël i vendeve të zhvilluara. Sorena Sattari, Zëvendës President për Shkencë dhe Teknologji i Iranit, tha se kompanitë me bazë novatore po studiojnë protokollet farmaceutike për trajtimin e koronës dhe shtoi: puna e këtyre kompanive konsiston nga prodhimi i pajisjeve të nevojshme si maskat dhe dezinfektuesit e deri tek pajisjet mjekësore shumë të avancuara, siç janë ventilatorët, pajisjet e dhomës ICU, skanimet CT dhe prodhimi masiv i kiteve diagnostikuese, si dhe shumë përpjekje të tjera që janë bërë për të siguruar vaksina dhe barna, ku aktualisht tre grupe të pavarura po punojnë për prodhimin e vaksinës së koronavirusit. Sot, diagnoza e virusit Korona bëhet me sistemin iranian të diagnostikimit dhe kjo është rezultat i lëvizjes progresiste të kompanive të bazuara në dije dhe në fushën e inteligjencës artificiale dhe rritjes së madhe të aftësive të qendrave kërkimore dhe kjo ka treguar vlerën e tyre. Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë tani ka tejkaluar 2.7 milion, nga të cilët afro 200,000 kanë vdekur. Kjo tregon se COV-19 është një problem global dhe se përhapja e koronavirusit është një sprovë kryesore për të gjitha vendet. Që në muajt e parë  nga përhapja globale e pandemisë korona, sektori i kujdesit shëndetësor në shumë vende, madje edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, ka hasur telashe dhe një sfidë të madhe. Sigurimi i maskave, dorezave, pajisjeve sanitare dhe dezinfektuesve ishte pjesë e kësaj sfide të madhe.  Nga ana tjetër, nuk ka afat të caktuar për të hequr qafe rrezikun e virusit Covid-19. Prandaj, gjëja më e rëndësishme është të përshpejtohet diagnostikimi dhe karantina e pacientëve dhe të ndërpritet zinxhiri i transmetimit të sëmundjes. Virusi ka bërë që shkencëtarët dhe studiuesit në vende të ndryshme të bëjnë përpjekje të gjera për të kryer hulumtime në këtë fushë. Nga prodhimi i nano-maskave e deri tek hulumtimi për prodhimin e vaksinës korona, është një nga aktivitetet që kanë bërë studiuesit iranianë në këtë fushë. Shkencëtari iranian Massoud Soleimani ka raportuar për hulumtimin e qelizave burimore tek pacientët me sëmundjen e virusit korona dhe ka thënë: Ky hulumtim po kryhet në Spitalet Shariati dhe Masih Daneshvari nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e Zëvendës Ministrit për hulumtime në Ministrinë e Shëndetësisë dhe rezultatet e fazës së parë të provës së tij klinike do të shpallen nga Ministria e Shëndetësisë së shpejti.  Në rrethana të tilla, shkëmbimi i informacionit mjekësor ka një rëndësi të madhe për botën dhe Irani është i gatshëm të transferojë tek vendet e tjera arritjet e tij mjekësore dhe eksperiencën në përballje me virusin korona. Shumë vende janë mbledhur për të ndihmuar në këtë sfidë globale, por Shtetet e Bashkuara është vendi i vetëm që i ka treguar botës se po largohet për çdo ditë nga vlerat dhe standardet njerëzore me sanksionet e tij kundër Iranit dhe madje edhe ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit.