Zv/presidenti i parë shpreh urime për muajin e bekuar të Ramazanit
(last modified Sat, 25 Apr 2020 08:18:05 GMT )
Prill 25, 2020 10:18 Europe/Tirane
  • Zv/presidenti i parë shpreh urime për muajin e bekuar të Ramazanit

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit u ka dërguar mesazh urimi homologëve të tij në vendet islame për nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit.

Isak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, në këtë mesazh shpresoi që muaji i bekuar i Ramazanit të forcojë edhe më shumë lidhjen mes vendeve islame me qëllim që ato në formë të përbashkët të mund të përballen me virusin korona dhe të çrrënjosin këtë sëmundje. Disa vende si Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Emiratet, Omani dhe EBA prej ditës së premte kanë nisur muajin e Ramazanit ndërsa vendet e tjera si Irani dhe Iraku prej sot kanë nisur muajin e bekuar të Ramazanit.

Tags