Ruhani: Në zonat e bardha, do të rihapen qendrat fetare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96534-ruhani_në_zonat_e_bardha_do_të_rihapen_qendrat_fetare
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje ndarjen e zonave të ndryshme të vendit në bazë të nivelit të infektimit dhe përhapjes së virusit Korona në tre zona, të bardhë, të verdhë dhe të kuqe, deklaroi: “Në zonat e bardha do të fillojnë të rihapen vendet dhe qendrat fetare dhe do të fillojë organizimi i ceremonisë së namazit të së premtes dhe aktiviteteve të tjera fetare”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 26, 2020 13:08 Europe/Tirane
  • Ruhani: Në zonat e bardha, do të rihapen qendrat fetare

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje ndarjen e zonave të ndryshme të vendit në bazë të nivelit të infektimit dhe përhapjes së virusit Korona në tre zona, të bardhë, të verdhë dhe të kuqe, deklaroi: “Në zonat e bardha do të fillojnë të rihapen vendet dhe qendrat fetare dhe do të fillojë organizimi i ceremonisë së namazit të së premtes dhe aktiviteteve të tjera fetare”.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në mbledhjen e shtabit kombëtare të përballjes me virusin Korona, tha: “Në bazë të standardeve dhe rregullave mjekësore, nëse në një rreth hyrjet e pacienteve të infektuar në spitale kanë qenë zero dhe gjithashtu nuk janë shënuar as vdekje nga virusi Korona si dhe numri i personave të kuruar është shtuar në mënyrë të madhe dhe këto statistika përsëriten në mënyrë të njëjtë edhe në javën e dytë, atëherë Ministria e Shëndetësisë këtë zonë do ta shpallë Zonë të Bardhë”.

Ruhani shtoi: “Çdo rajon i vendit që shpallet Zonë e Bardhë dhe këtë e konfirmon edhe Ministria e Shëndetësisë, atëherë në atë rajon do të rihapen vendet dhe qendrat fetare”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se në bazë të deklarimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani 127 rrethen në Iran ndodhen në Zonën e Bardhë, shtoi: “Xhamitë dhe qendrat fetare dhe vendet e tjera të organizimit të namazit të së premtes, do të rihapen duke respektuar protokollet e përcaktuara në këto rajone në bazë të deklarimeve të Ministrisë së Shëndetësisë”.