Garda Revolucionare pajiset me dronin e ri iranian
Forca Tokësore e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) së shpejti do të pajiset me dronë të tipit Fotros, njoftoi komandanti i njësisë së dronëve të kësaj force.
"Përfaqësuesit e Forcave Tokësore të Gardës Revolucionare dhe ata të Ministrisë së Mbrojtjes morën pjesë në disa takime për të diskutuar dronët e tipit Fotros", tha të Dielën,26 Prill, komandanti i njësisë së dronëve , Gjeneral Brigade Akbar Karimlu. "Ne po shohim të gjithë parametrat dhe karakteristikat e dronit Fotros në mënyrë që të operojmë këta dronë në zonat operative", shtoi ai. Lidhur me dronin iranian Mohaxher-6, gjeneral brigade Karimlu tha: "Ky është një nga dronët më të mirë të prodhuar nga Ministria e Mbrojtjes në përputhje me kriteret ndërkombëtare. Aktivizimi i dronit Mohaxher-6 në njësinë e dronëve të Forcave Tokësore të Gardës Revolucionare ka rezultuar në zhvillime të rëndësishme. Për shembull, ne mund të operojmë dronët tanë për periudha më të gjata kohore dhe prania jonë në zonat operative është forcuar. Me këta dronë, ne e kemi dëmtuar rëndë armiku". Ai shtoi se motorët e dronit Fotros do të optimizohen gjatë verës për të mundësuar një kohë më të gjatë fluturimi.