Irani: Sekretari amerikan i shtetit është sekretari i urrejtjes
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit njoftoi se: Gjatë kohës së Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, bota është bërë më e pasigurt dhe Shtetet e Bashkuara janë bërë më të urryera dhe poshtëruara.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shkroi në Tëitter: "Pas dy vitesh shërbimi, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i njohur gjithashtu si Ministri i cështjeve të Urrejtjes, në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk ka bërë përparime në diplomaci." Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se gjatë kësaj periudhe, bota është bërë më e pasigurt dhe Shtetet e Bashkuara janë bërë më të urryera dhe të poshtëruara dhe se asnjë paqe nuk është arritur në arenën botërore dhe nuk është vendosur asnjë stabilitet. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu kohëve të fundit iu përgjigj deklaratës së Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo se Uashingtoni do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal ndaj Iranit, duke thënë se njeriu pyet veten nëse Pompeo është ministri i jashtëm apo ministri i urrejtjes. Muhamed Xhavad Zarif shkroi në Twitter se edhe një sëmundje pandemike nuk mund të parandalojë që Mike Pompeo të përhapë gënjeshtra dhe tha: Pavarësisht se Pompeo përpiqet shumë, ai nuk do të jetë në gjendje të fshehë terrorizmin e tij ekonomik, vrasjen e njerëzve të pafajshëm, shkatërrimin e luftës globale kundër koronavirusit dhe frymën e tij të turpshme luftënxitëse. Javët e fundit, ndërsa bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e ndryshme kanë theksuar nevojën për bashkëpunim me Iranin në luftën kundër Korona, Sekretari amerikan i Shtetit ka deklaruar vazhdimisht se presioni maksimal i SHBA mbi Iranin do të vazhdojë.