Zarif dhe Lavrov bisedojnë për planin iluzionist të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96594-zarif_dhe_lavrov_bisedojnë_për_planin_iluzionist_të_amerikës
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Rusisë në një kontakt telefonik, kanë biseduar për planin e ri të Amerikës në lidhje me marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 28, 2020 11:15 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Lavrov bisedojnë për planin iluzionist të Amerikës

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Rusisë në një kontakt telefonik, kanë biseduar për planin e ri të Amerikës në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Gazeta amerikane “New York Times” të dielën në mbrëmje ka zbuluar intrigat e Amerikës për të vazhduar sanksionet e armatimeve kundër Iranit të cilat në bazë të marrëveshjes bërthamore, anulohen më 17 tetor të vitit 2020. Sipas kësaj gazete amerikane, Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ka përgatitur një plan në bazë të të cilit SHBA-të pretendojnë se nga aspekti juridik akoma janë një shtet pjesëmarrës në marrëveshjen bërthamore me Iranin, mirëpo në fakt ky plan ka qëllim vetëm vazhdim kthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit të cilat janë anuluar me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Muhamed Xhavad zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë të martën në një kontakt telefonik, kanë biseduar në lidhje me këtë plan iluzionist të Amerikës rreth marrëveshjes bërthamore dhe e kanë hedhur poshtë duke e vlerësuar atë të pazbatueshëm.

Zarif dhe Lavrov gjithashtu kanë biseduar edhe në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në Afganistan dhe për përpjekjet për arritjen e një mirëkuptimin në këtë vend.