Armatimet: "SHBA do të humbasë përballë Iranit"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96602-armatimet_shba_do_të_humbasë_përballë_iranit
"A ishte tërheqja amerikane nga marrëveshja bërthamore e Iranit e nënshkruar në vitin 2015, një vendim i mirë? Kjo është pyetja e shtruar nga gazeta izraelite Jerusalem Post, e cila thotë se "pasi të ketë skaduar embargoja e armëve kundër Iranit, fushata amerikane për presionin maksimal ndaj Iranit do të bëhet joefektive".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 28, 2020 19:27 Europe/Tirane
  • Armatimet:

"A ishte tërheqja amerikane nga marrëveshja bërthamore e Iranit e nënshkruar në vitin 2015, një vendim i mirë? Kjo është pyetja e shtruar nga gazeta izraelite Jerusalem Post, e cila thotë se "pasi të ketë skaduar embargoja e armëve kundër Iranit, fushata amerikane për presionin maksimal ndaj Iranit do të bëhet joefektive".

"Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ekipi i tij u kanë thënë mediave se ata synojnë të bëjnë presion në Këshillin e Sigurimit të KB, në mënyrë që "të zgjatet embargoja e armëve kundër Iranit," shkroi Jpost të martën 28 Prill. Jerusalem Post sheh një "premisë delikate" në përpjekjet e Pompeos për të marrë një rol kryesor në diskutimet mbi zgjatjen e embargos kundër Teheranit. "Në maj 2018, administrata Trump njoftoi se ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore iraniane e vitit 2015 dhe më pas intensifikoi fushatën e saj të presionit maksimal. Ideja e Pompeos është të pretendojë se përkundër këtyre faktorëve, Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë publikuar një instrument zyrtar për tu tërhequr përgjithmonë nga marrëveshja, dhe se veprimet amerikane janë marrë për t'u përpjekur të ndikojnë në pajtueshmërinë e Republikë Islamike ose për të përmirësuar sjelljen e përgjithshme të Iranit! "kujton Jpost. "Në thelb, Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se një heqje e embargos së armëve do të shkatërronte themelet e fushatës së presionit maksimal dhe do t'u jepte zyrtarëve iranianë armë më të fuqishme, përfshirë armë me përdorim të dyfishtë për t'u përdorur në disa pjesë të programit bërthamor ", saktëson artikulli, i cili shton: "Në fund të fundit, pse vendet duhet të shmangin tregtimin e naftës dhe mallrave të tjera tregtare me Teheranin, nëse OKB i lejon ata që të shesin armë? Nëse Shtetet e Bashkuara humbasin ndikimin e tyre në këtë proces, pyetja e qartë është a ishte tërheqja amerikane nga marrëveshja bërthamore në maj 2018 një vendim i mirë? " Sidoqoftë, sipas Jerusalem Post, nuk është e sigurt që ideja e Mike Pompeo qëndron. "Po, Shtetet e Bashkuara mund të paraqesin argumente që kurrë nuk janë tërhequr zyrtarisht nga marrëveshja bërthamore, pa harruar të përsërisnin akuzat se Irani e kishte shkelur marrëveshjen bërthamore. " Por marrëveshja bërthamore, siç konceptohej nga administrata e Obamës, nuk adresonte çështje të tjera, siç është testimi i raketave balistike dhe aktivitetet rajonale të RII. "Kur Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërhiqej nga marrëveshja në maj të vitit 2018, praktikisht çdo vend nënshkrues, afirmoi se Irani po vepronte sipas angazhimeve të tij nën marrëveshjen bërthamore. E gjithë kjo do të dobësonte idenë se Shtetet e Bashkuara e kishin braktisur marrëveshjen vetëm për të detyruar Iranin të zbatojë atë, dhe se fushata e sanksioneve të reja amerikane nuk përfaqëson një shkelje të angazhimeve nga Shtetet e Bashkuara. " Artikulli shton se në fund të fundit çështja e embargos së armëve do të shkojë në Këshillin e Sigurimit të KB, ku Shtetet e Bashkuara kanë një vend, pavarësisht nëse kjo rezulton në favor ose kundër Iranit. "Për më tepër, fushata e presionit maksimal të Uashingtonit tashmë ka zbuluar efekte të rëndësishme edhe pa mbështetjen e Kombeve të Bashkuara," shton teksti. " Sidoqoftë, ekzistojnë vrima të rëndësishme në fushatën e presionit, në lidhje me Kinën, Rusinë dhe disa vende të tjera kryesore. Këto vende po zbatojnë embargon e OKB kundër lëvrimit të armëve për Iranin dhe nëse embargoja bie, mund të pritet që këto vende të rrisin tregtinë me Iranin në këtë fushë. Afati i tetorit do të jetë një betejë e madhe me pasoja të mëdha, dhe është akoma e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të ushtrojnë ndikim. "