Iran, numri i viktimave nga virusi Korona shkon në 5.957 persona
Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 93.657 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 73.791 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
Kejanosh Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 1.073 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkuar në 93.657 persona".
Ai shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 73.791 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces tani po vazhdon me një shpejtësi më të madhe”.
Xhahanpur në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 80 persona të infektuar me virusin Covid-19 kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në Iran ka shkuar në 5.957 persona".
Xhahanpur gjithashtu tha: "2.965 persona të infektuar me virusin Covid-19 ndodhen akoma në gjendje kritike në repartet intensive të spitaleve".
Ai gjithashtu tha se deri më tani në Iran janë kryer 453.386 analiza të gjakut për virusin Korona.