Iran, shërohen mbi 77 mijë persona të infektuar me virusin Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96691-iran_shërohen_mbi_77_mijë_persona_të_infektuar_me_virusin_korona
Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 96.448 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 77.350 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 02, 2020 08:16 Europe/Tirane
  • Iran, shërohen mbi 77 mijë persona të infektuar me virusin Korona

Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 96.448 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 77.350 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.

Kejanosh Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në  bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 802 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkuar në 96.448 persona".

Ai shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 77.350 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces tani po vazhdon me një shpejtësi më të madhe”.

Xhahanpur në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 65 persona të infektuar me virusin Covid-19 kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në Iran ka shkuar në 6.156 persona".

Xhahanpur gjithashtu ka thënë se në Iran deri më tani janë shëruar rreth 80% e personave të infektuar me virusin Korona.