Gharibabadi: Përpjekja e Amerikës nuk ka asnjë bazë ligjore
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë tha se përpjekjet e SHBA për të vendosur veten si palë në një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 e nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore "nuk kanë asnjë bazë ligjore" pas tërheqjes së Amerikës nga kjo marrëveshje.
Kazem Gharibabadi shtoi se Paragrafi 10 i Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB, i cili ratifikoi marrëveshjen bërthamore është "një pasqyrim i Paragrafit 1.2 Shtojca IV" e marrëveshjes që "numëron pjesëmarrësit e marrëveshje bërthamore." Ai shtoi se Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një memorandum presidencial në 8 maj 2018, duke njoftuar përfundimin e pjesëmarrjes së Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore. Diplomati iranian theksoi se Shtetet e Bashkuara "gjithashtu në praktikë kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre, dhe nuk kanë marrë pjesë në takime në kuadër të marrëveshjes bërthamore që nga tërheqja e njëanshme e tyre nga marrëveshja." "Amerika gjithashtu ka shkelur të gjitha angazhimet e saj si pjesëmarrëse e marrëveshjes bërthamore dhe nuk ka kursyer asnjë përpjekje për ta shkatërruar atë përmes rivendosjes së sanksioneve dhe kërcënimit të të tjerëve se do ndëshkohen në rast të tregtisë me Iranin," theksoi Gharibabadi.