Sham’khani: me shtyrjen e embargos së armatimeve, marrëveshja bërthamore përfundon përjetësisht
Sekretari I këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit ka deklaruar se trupi I marrëveshjes bërthamore me anashkalimin e rezolutës 2231 të KS të OKB do të futet në vdekje të përhershme nëse ndaj Iranit vazhdohet embargoja e armatimeve.
Ali Sham’khani në një mesazh të tij në rrjetin social Twitter deklaroi se virusi korona u bë një mjet për eliminimin e hegjemonisë së Amerikës dhe shtoi: Evropa në cilën anë është? Ruajtjen e prestigjit dhe forcimin e shumanshmërisë, apo pranimin e nënçmimit dhe ndihmën ndaj njëanshmërisë. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ka deklaruar se Uashingtoni është një prej palëve të rezolutës 2231 dhe mund të kërkojë shtyrjen e embargos së armatimeve kundër Iranit. Embargoja e armatimeve e OKB kundër Iranit është vendosur në vitin 2006 dhe 2007 dhe ajo ndalon shitjen e armatimeve në Iran dhe eksportin e armëve nga Irani. Pas arritjes së marrëveshjes bërthamore, kjo embargo është caktuar të hiqet më 18 tetor 2020 menjëherë pasi ANEA të ketë konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë në faqen e tij në Twiter ka shkruar: Amerika është në krye të shitësve të armatimeve në botë dhe të shpenzimeve ushtarake dhe aktualisht ajo është e shqetësuar nga heqja e embargos së armatimeve kundër Iranit.