May 03, 2020 16:43 Europe/Tirane
  • Zbulohet qyteti nëntokësor super i zhvilluar në Esfahan

Në provincën Esfahan të Iranit është zbuluar një qytet nëntokësor super i zhvilluar.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se qyteti nëntokësor Kord Alia ndodhet në komunën Krun të rrethit Tiran në provincën e Esfahanit, i cila ka sipërfaqe mbi 20 mijë metra katror dhe konsiderohet një prej qyteteve më unike dhe më të veçanta nëntokësore në botë.

Lashtësia e këtij qyteti është mbi 2000 vite do të thotë të paktën i përket periudhës së dinastisë Parthiane (240 para erës së re – 224 të erës së re). Ky qytet kryesisht ka pasur funksion ushtarak-luftarak.

Të gjitha hyrjet dhe daljet e këtij qyteti të çuditshëm nëntokësor kanë distancë vetëm një metër nga njëra-tjetra dhe asnjëra prej 80 portave hyrëse të këtij qyteti nuk ka ndonjë shenjë dalluese që një i huaji mund të hyjë në këtë qytet.

Sipërfaqja e këtij qyteti është mbi 20 mijë metra katror. Në këtë qytet ekziston 80 puse të ujit, ndërsa të gjitha portat hyrëse janë në drejtim të lindjes së diellit.

Tavani i këtij qyteti ka një shtresë të veçantë dhe ka një sistem ndriçues shumë interesantë dhe të ngjashëm me sistemet inteligjente. Në burimet historike thuhet se romakët në bazë të planeve të këtij qyteti dhe duke imituar këtë qytet magjik, kanë ndërtuar një qytet të tillë për vete për raste emergjente.

 

Tags