Nëse zgjatet embargoja e armëve, Irani do reagojë ashpër
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96733-nëse_zgjatet_embargoja_e_armëve_irani_do_reagojë_ashpër
Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabei tha në një konferencë për shtyp se "ne kemi informuar Shtetet e Bashkuara dhe Evropën se zgjatja e embargos së armëve të imponuar nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Iranit është e papajtueshme me marrëveshjet e mëparshme dhe do të marrë një përgjigje të ashpër nga Irani. "
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 03, 2020 17:20 Europe/Tirane
  • Nëse zgjatet embargoja e armëve, Irani do reagojë ashpër

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabei tha në një konferencë për shtyp se "ne kemi informuar Shtetet e Bashkuara dhe Evropën se zgjatja e embargos së armëve të imponuar nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Iranit është e papajtueshme me marrëveshjet e mëparshme dhe do të marrë një përgjigje të ashpër nga Irani. "

Ai theksoi se kjo procedurë "do të ketë pasoja serioze në marrëveshjen bërthamore dhe përtej marrëveshjes bërthamore, dhe do të ketë pasoja negative në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit". "Ne kemi folur me shtetet anëtare të marrëveshjes bërthamore dhe ata na kanë informuar se nuk do të pranojnë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për zgjatjen e embargos së armëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kuptojnë se bota dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë një vegël në duart e tyre", theksoi zëdhënësi i qeverisë iraniane. Ai tha se çdo zgjatje e embargos do të tregonte se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të gatshme të respektojnë ligjin dhe i përdorin traktatet ndërkombëtare në mënyrë të njëanshme. Rabei theksoi se nuk ka një destinacion ndërkombëtar ose ligjor për përpjekjen e Uashingtonit për të përdorur marrëveshjen bërthamore për të zgjatur embargon e armëve të imponuar ndaj Iranit, duke shtuar: "Amerika është  tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe nuk mund të përdorë përmbajtjen e saj për të arritur objektivat e saj, dhe Uashingtoni mund të shprehë mendimin e tij si anëtar i marrëveshjes, nëse kthehet dhe përmbush detyrimet e tij. "