Gusev: "Irani i ka çmendur ata"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96734-gusev_irani_i_ka_çmendur_ata
Ish-diplomati i lartë rus dhe eksperti i Lindjes së Mesme, Mikhail Gusev, beson se gabimet serioze të bëra nga Donald Trump si brenda ashtu dhe jashtë Shteteve të Bashkuara, e kanë çarmatosur plotësisht administratën amerikane përballë Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 03, 2020 18:18 Europe/Tirane
  • Gusev:

Ish-diplomati i lartë rus dhe eksperti i Lindjes së Mesme, Mikhail Gusev, beson se gabimet serioze të bëra nga Donald Trump si brenda ashtu dhe jashtë Shteteve të Bashkuara, e kanë çarmatosur plotësisht administratën amerikane përballë Iranit.

Është e qartë se politika e presionit maksimal të SHBA nuk ka arritur aspak objektivat e saj. Mikhail Gusev, diplomat i lartë i epokës sovjetike gjykon se dështimi i brendshëm i Trump e ka shtyrë atë të kërkojë një konfrontim me Iranin, si një mënyrë për mashtrimin e opinionit publik amerikan. "Problemi më i madh i sotëm në Shtetet e Bashkuara është pandemia e Covid-19, e cila ka marrë jetën e më shumë se 67,000 qytetarëve amerikanë dhe preku mbi një milion njerëz, shumica e të cilëve janë të papunë". Shtetet e Bashkuara aktualisht renditen në vendin e parë në botë për sa i përket numrit të viktimave të koronavirusit dhe Trump është përgjegjës për të për shkak të mosveprimit dhe të neglizhencës dhe paaftësisë së tij. Mikhail Gusev shprehet: "Nëse Trump nuk do të kishte neglizhuar madhësinë e pandemisë dhe nuk do ta krahasonte atë me gripin, situata në Shtetet e Bashkuara do të ishte shumë më mirë sot." "Nëse Trump ka filluar të kërcënojë Iranin dhe kërcënon të fundosë anijet iraniane, kjo është për të kompensuar këtë gabim tragjik. Prania e anijeve amerikane dhe perëndimore në ujërat bregdetare të Iranit nuk do të garantojë sigurinë e rajonit. Diçka që vetëm vendet e rajonit do të jenë në gjendje ta sigurojnë ”. Sipas tij, "Një sfidë tjetër me të cilën përballet Trump është fiaskoja e politikës amerikane në Lindjen e Mesme, ku Trump nuk ka arritur të realizojë asnjë nga premtimet e tij. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë dhe arabë shpenzuan qindra miliardë dollarë për të rrëzuar qeverinë legjitime të Bashar Asadit në Siri. Në të njëjtën kohë, ata kanë pajisur terroristët me mijëra armë, në emër të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Nëse Perëndimi nuk do të kishte ndërhyrë në punët e Lindjes së Mesme, qindra mijëra sirianë nuk do të kishin vdekur. Megjithë premtimin e tij për të tërhequr forcat e tij nga Siria, amerikanët mbetën. " Ish-diplomati i lartë rus dhe eksperti i Lindjes së Mesme nënvizon: "Njëjtë në Irak ku presidenti amerikan vetëm po i rëndon tensionet në vend që të largohet nga Iraku ashtu siç ai kishte premtuar dhe siç kërkohej nga parlamenti i Irakut. Por kudo Shtetet e Bashkuara janë mashtruar: në Irak, në Jemen në Afganistan dhe përballë Iranit. Ata kanë dështuar përballë aleatëve të Iranit dhe vetë Iranit. Është e rëndë të shihet një superfuqi që po i mbarojnë burimet dhe është çarmatosur plotësisht deri në atë pikë sa të kërkojë të ri-integrohet në një marrëveshje që amerikanët vetë e shkatërruan dy vjet më parë. Unë e quaj këtë një pohim të dështimit. Irani i ka çmendur ata. Sidomos pasi që iranianët vazhdojnë t'i sfidojnë pa pushim. Lëshimi në orbitë i satelitit Nur flet shumë”.