Nis procesi i prodhimit të anti-trupave specifik kundër virusit korona
Kreu i komitetit shkencor të shtabit për përballjen me virusin korona në Iran njoftoi nisjen e procesit për prodhimin e anti-trupave specifik kundër virusit Covid-19 në Iran.
Mustafa Kanei, kreu i komitetit shkencor të shtabit të përballjes me virusin Korona në Iran deklaroi: Testimet për qëndrueshmërinë e anti-trupave kundër virusit kurona, zgjasin 1-2 muaj mirëpo shkencëtarët iranianë në fazën e parë të prodhimit të tyre kanë vepruar me sukses. Kanei ndër të tjera shtoi: Për momentin janë duke u testuar tre tipe medikamentesh për kurimin e virusit Korona dhe Irani është ndër ato vende që në tre muajt e ardhshëm do të ketë një rol të madh në kurimin dhe diagnostikim e virusit korona. Ai gjithashtu tha se brenda këtij viti ose vitin e ardhshëm në Iran me metoda të reja do të prodhohet edhe vaksina e virusit korona. Njëkohësisht me veprimet parandaluese, në bashkëpunim me forcat e armatosura po ndiqet me shpejtësi të madhe procesi për zbulimin, ndjekjen e personave që mund të kenë kontaktuar me pacientët e infektuar, ndarja dhe karantinimi i të sëmurëve dhe kurimi i të prekurve me virusin korona. Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 97.424 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 78.422 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet. Kejanosh Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 976 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkuar në 97.424 persona". Ai shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 78.432 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces tani po vazhdon me një shpejtësi më të madhe”. Xhahanpur në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 47 persona të infektuar me virusin Covid-19 kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në Iran ka shkuar në 6.203 persona".