Irani ka menaxhuar virusin korona në kulmin e pandemisë Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96740-irani_ka_menaxhuar_virusin_korona_në_kulmin_e_pandemisë_covid_19
Ministri i shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Iran ka thënë se Irani në kulmin e sanksioneve dhe problemeve ekonomike, në krahasim me vendet e tjera ka mundur të kontrollojë perimetrin e përhapjes së virusit korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 04, 2020 02:27 Europe/Tirane
  • Irani ka menaxhuar virusin korona në kulmin e pandemisë Covid-19

Ministri i shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Iran ka thënë se Irani në kulmin e sanksioneve dhe problemeve ekonomike, në krahasim me vendet e tjera ka mundur të kontrollojë perimetrin e përhapjes së virusit korona.

Said Namaki, ministër i shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Iran pasi përmendi suksesin e Republikës Islamike të Iranit në administrimin e virusit Covid-19 në Iran me gjithë kushtet e sanksioneve të jashtëligjshme tha: Ky sukses është medalje nderi për popullin iranian i cili në të gjitha çështjet ka treguar solidaritet dhe bashkëpunim dhe ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi të tmerrshëm dhe vdekjeprurës. Namaki shpresoi se edhe në vazhdim populli iranian me bashkëpunimin e tij do të vazhdojë luftën efikase kundër Covid-19. Ministri iranian i shëndetësisë dhe edukimit mjekësor pasi rikujtoi dhe nderoi heronjtë e shëndetit tha: Në kohën kur të gjithë mundoheshin t’i largoheshin infeksionit, këta martirë me dashuri dhe përgjegjësi janë angazhuar për tu ardhur në ndihmë të infektuarve me virusin korona. Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka vënë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 97.424 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 78.422 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.