Irani eksporton kita diagnostikuese për Covid-19 në Gjermani dhe Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96746-irani_eksporton_kita_diagnostikuese_për_covid_19_në_gjermani_dhe_turqi
Sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike pranë Presidencës së Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se në javët e ardhshme kitat iraniane për diagnostikimin e virusit Korona eksportohen drejt Gjermanisë dhe Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2020 09:10 Europe/Tirane
  • Irani eksporton kita diagnostikuese për Covid-19 në Gjermani dhe Turqi

Sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike pranë Presidencës së Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se në javët e ardhshme kitat iraniane për diagnostikimin e virusit Korona eksportohen drejt Gjermanisë dhe Turqisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sorena Satari, sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike në Presidencën e Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: “Aktualisht kitat serologjike për diagnostikimin e virusit Korona që janë prodhuar nga kompanitë me bazë shkencore të Iranit, kanë marrë konfirmimin e nevojshëm nga Ministria e Shëndetësisë për eksportim në vendet e tjera. Irani në prodhimin e kitave serologjike ka arritur në nivelin e vetëmjaftueshmërisë dhe në fushën e eksportit të këtij artikulli mjekësor nuk ekziston kurrfarë kufizimi”.

Ndërkohë Xhalil Kuhpaje Zade, rektori i Universitetit të Shkencave Mjekësore të Iranit, deklaroi: “Aktualisht modelet e para të 15 produkteve teknologjike në fushën e virusit Korona si medikamentet, pajisjet diagnostikuese dhe pajisjet e tjera përkatëse janë projektuar nga ekspertët iranianë dhe janë duke u prodhuar. Deri më tani kanë filluar shumë projekte hulumtuese në fushën e virusit Korona si diagnostikimin, kurimin, por edhe vaksinën”.