Irani ndërron monedhën kombëtare nga Riali në Tuman
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96747-irani_ndërron_monedhën_kombëtare_nga_riali_në_tuman
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit kanë votuar pro ndryshimit të monedhës kombëtare të Iranit nga Riali në Tuman.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2020 09:32 Europe/Tirane
  • Irani ndërron monedhën kombëtare nga Riali në Tuman

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit kanë votuar pro ndryshimit të monedhës kombëtare të Iranit nga Riali në Tuman.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në seancën plenare të sotshme kanë miratuar detajet e projektligjit monetar dhe bankar të vendit.

Sipas nenin të monedhës kombëtare, nenit (1) të ligjit monetar dhe bankar të Iranit, bëhet ndryshimi në këtë mënyrë: “Njësia monetare e Iranit është Tuman dhe një Tuman është i barabartë me 10.000 Rial aktual dhe i barabartë me 100 Keran.

Sipas shtojcës 1 të këtij neni të monedhës kombëtare, shuma e barabartë e valutave të huaja me Tumanin dhe çmimi i shitblerjes së valutave të huaja do të llogaritet dhe përcaktohet nga ana e Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit në kuadër të sistemit valutor ekzistues dhe duke respektuar rezervat valutore dhe zotimet e vendit ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sipas shtojcës 2 të këtij neni, periudha e qarkullimit paralel dhe vlera njëkohësisht e Tumanit dhe Rialit që në këtë ligj quhet periudhë tanzicioni, do të zgjatë më së shumit 3 vite duke respektuar shtojcën 4 të këtij neni.

Gjithashtu në bazë të shtojcës 3, pas përfundimit të periudhës së tranzicionit, zotimet të cilat më parë janë krijuar në bazë të njësisë së monedhës Rial, mund zbatohen vetëm me njësinë e monedhës Tuman ose pjesët përbërëse të saj.

Në bazë të shtojcës 4, Banka Qendrore e Iranit është obliguar që brenda një periudhe dy vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të krijojë kushtet e duhura për fillimin e periudhës së tranzicionit.

Sipas shtojcës 5 të këtij neni, rregullorja për zbatimin e këtij neni duhet të hartohet nga Banka Qendrore e Republikës Islamike të Iranit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij neni dhe të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së efikasitetit të monedhës kombëtare, lehtësimin dhe rritjen e rolit të mjeteve të pagesave me para në shkëmbimet monetare të brendshme dhe koordinimin me kulturën dhe normën e shoqërisë në lidhje me njësinë e monedhës kombëtare.