Vazhdon ulja e përhapjes së virusit korona në Iran
Zv.ministri i Shëndetësisë dhe Edukimit mjekësor në Iran njoftoi për vazhdimin e uljes së nivelit të përhapjes së virusit korona dhe të numrit të vdekjeve nga ky virus.
Iraxh Harirçi, zv/ministër i shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Iran, duke u bazuar tek statistikat e fundit të virusit korona në Iran deklaroi: Në krahasim me ditët e parë të kulmit të përhapjes së virusit korona në Iran, aktualisht është ulur me 75% numri i të shtruarve, 70% numri i vdekjeve dhe 45 numri i pacientëve në terapi intensive. Harirçi shtoi se rreth 70% e rasteve të reja me virusin korona në Iran janë zbuluar pas kontrollit të përgjithshëm që për shoqërinë mjekësore është një sukses i madh. Më shumë se 78 milion iranianë në fazën e parë të mobilizimit kombëtar të për tu përballur me virusin korona i janë nënshtruar kontrollit të përgjithshëm. Gjithashtu në fazën e dytë 30 milion shtetas iranianë janë kontrolluar përsëri në formë akoma më të përpiktë. Në fazën e dytë gjithashtu është vënë në funksion sistemi i laboratorëve të lëvizshëm i cili ka kryer testime tek personat e dyshimtë. Deri tani në Iran janë infektuar gjithsej 98 mijë e 600 njerëz prej të cilëve 79 mijë janë shëruar dhe mbi 6 mijë kanë humbur jetën.