Ruhani: Në luftën kundër Covid-19, bashkëpunimi global është i domosdoshëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96804-ruhani_në_luftën_kundër_covid_19_bashkëpunimi_global_është_i_domosdoshëm
Presidentët iranianë dhe austriakë në një telefonatë të Mërkurën në mbrëmje bënë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për luftimin e COVID-19 dhe shprehën gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit të përbashkët në këtë fushë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 06, 2020 21:30 Europe/Tirane
  • Ruhani: Në luftën kundër Covid-19, bashkëpunimi global është i domosdoshëm

Presidentët iranianë dhe austriakë në një telefonatë të Mërkurën në mbrëmje bënë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për luftimin e COVID-19 dhe shprehën gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit të përbashkët në këtë fushë.

Presidenti Hasan Ruhani dhe homologu i tij austriak Alexander Van der Bellen gjithashtu i përshkruan sanksionet e SHBA si pengesë për plotësimin e nevojave mjekësore dhe shprehën kundërshtim ndaj sanksioneve të vazhdueshme. Megjithë kushtet e tanishme të vështira të luftës me koronavirusin, SHBA ende vazhdon sanksionet ndaj sektorëve farmaceutikë dhe mjekësorë të Iranit, tha Ruhani, duke shtuar se qeveria amerikane ka  kundërshtuar edhe kërkesën e Iranit për të huazuar para nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të luftuar koronavirusin. "Ne besojmë se në situatën aktuale BE duhet të ndërmarrë hapa më seriozë në funksion të angazhimeve të saj përballë çështjeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes bërthamore," tha ai. "Qëndrimi i Evropës është i rëndësishëm për luftën kundër pandemisë dhe për t'i dhënë fund sanksioneve të paligjshme dhe shpresoj se do të shohim një lëvizje dhe iniciativë të re nga ana e Evropës," tha Presidenti Ruhani. Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, nga ana e tij, theksoi interesin e vendit të tij për forcimin e lidhjeve me Iranin dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për shkëmbimin e përvojave në luftën kundër sëmundjes së Covid-19. Austria dhe BE janë kundër sanksioneve amerikane të vendosura ndaj Iranit dhe ata do të vazhdojnë bashkëpunimin me Iranin, theksoi ai.