Shkatërrohet dy grupe terroriste në Iran
Forcat e sigurisë së Iranit kanë shkatërruar 2 grupe terroriste në perëndim dhe veri-perëndim të Iranit.
Sipas një njoftimi të zyrës për shtyp të ministrisë së informacionit forcat iraniane të sigurimit kanë arritur të shkatërrojnë dy grupe të varur nga rrymat separatiste anëtarët e të cilëve ishin futur nga vendet fqinje dhe kishin programuar sulme terroriste në Iran. Në operacionin për zbulimin dhe eliminimin e këtyre grupeve janë arrestuar 16 persona dhe janë konfiskuar armatime të ndryshme. Kreu i këtyre grupeve mbështetej nga disa vende arabe dhe evropiane. Disa prej terroristëve të arrestuar kanë qenë të implikuar në vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe në prodhimin dhe tregtimin e lëndëve shpërthyese.