Irani përuron katër projekte kombëtare në industrinë e bakrit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96819-irani_përuron_katër_projekte_kombëtare_në_industrinë_e_bakrit
Me pjesëmarrjen e presidentit të Republikës Islamike të Iranit janë përuruar katër projekte kombëtare në industrinë e bakrit në provincën Kerman të Iran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 07, 2020 13:15 Europe/Tirane
  • Irani përuron katër projekte kombëtare në industrinë e bakrit

Me pjesëmarrjen e presidentit të Republikës Islamike të Iranit janë përuruar katër projekte kombëtare në industrinë e bakrit në provincën Kerman të Iran.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë me anë të videokonferencës dhe lidhjes së drejtpërdrejtë televizive me provincën Kerman, ka përuruar projektin për zgjerimin e njësisë së shkrirjes së bakrit në kompleksin Andi Khatun Abad, projektin për ndërtimin e depos së koncentrates së bakrit, projektin e ndërtimit të fabrikës së acidit në Khatun Abad dhe projektin e ndërtimit të fabrikës për prodhimin e oksigjenit të bakrit në Khatun Abad në kuadër të kompleksit të bakrit në qytetin Babek.  

Hasan Ruhani në këtë ceremoni vuri në dukje faktin se qeveria synon t’i vendos në tregun e bursës minierat e vogla dhe të mesme dhe shtoi: “Tregu i bursës duhet të krijojë rrethanat e duhura në mënyrë që qeveria të mund t’i vendos në tregun e bursës fushat e mëdha që ka dhe gjithashtu minierat e vogla dhe të mesme të cilat kanë karakteristika të përcaktuara”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke folur për ngritjen e produkteve të shkrirjes së bakrit në Khatun Abad nga 80 mijë tonë në 120 mijë tonë duke shfrytëzuar teknologjinë moderne, është shpreh optimist se zhvillimi i këtij projekti do të ndihmojë rritjen e ekonomisë së Iranit.