Sateliti Nur-1, një kamera e lëvizshme?!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96834-sateliti_nur_1_një_kamera_e_lëvizshme_!
Revista amerikane Newsmax në një artikull të botuar më 5 maj, komentoi fjalimet e fundit të shefit të shtabit të Forcës Hapësinore të Shteteve të Bashkuara, gjeneral John William Raymond, mbi lëshimin në orbitë të satelitit të parë ushtarak iranian, Nur-1.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 07, 2020 19:28 Europe/Tirane
  • Sateliti Nur-1, një kamera e lëvizshme?!

Revista amerikane Newsmax në një artikull të botuar më 5 maj, komentoi fjalimet e fundit të shefit të shtabit të Forcës Hapësinore të Shteteve të Bashkuara, gjeneral John William Raymond, mbi lëshimin në orbitë të satelitit të parë ushtarak iranian, Nur-1.

Gjenerali kishte thënët: "Sateliti Nur-1 është një kamera portative që qarkullon në hapësirë dhe duket se nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të sigurojë informacionin që i nevojitet Iranit. Prandaj, lëshimi i satelitit të parë ushtarak nga Rojet Revolucionare Islamike nuk konsiderohet si një kërcënim ".   A është ky rasti? Autori i artikullit Peter Pry kundërshton gjeneralin amerikan, duke e këshilluar atë mbi të gjitha të "marrë seriozisht atë që po ndodh në sektorin hapësinor iranian": "Nëse komanda hapësinore e Shteteve të Bashkuara nuk e merr seriozisht faktin se ushtria iraniane tani mund të nisë një satelit ushtarak mbi Shtetet e Bashkuara dhe se Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC) tani po zhvillon armë hapësinore, kush tjetër do e bënte këtë? " "Sigurisht, Nur-1 është një satelit i vogël, vëllimi i tij arrin vetëm disa litra dhe madje vlerësohet se peshon midis 5 dhe 14 kg, pra është një satelit shumë i vogël, por e bën mirë punën e tij duke spiunuar në qiell. Struktura e satelitit Nur-1 dhe motori i tij tregojnë se Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik sot ka aftësinë të vendosë në orbitë një pajisje që peshon afërsisht 105 - 344 kg mbi Shtetet e Bashkuara, gjë që duket e mjaftueshme për një armë bërthamore. IRGC me dashje mund të përpiqej të na mashtronte duke nënvlerësuar aftësitë e saj të armëve hapësinore me shpresën se ne do të injorojmë rëndësinë e satelitit të vogël Nur-1, siç bëri Komandanti i Forcës Hapësinore në SHBA. Komanda amerikane e hapësirës dhe të gjithë analistët do të duhet të përqendrohen në raketën Kased të IRGC, duke e konsideruar atë një kërcënim të vërtetë. Epo, nëse IRGC ka qenë në gjendje të zhvillojë raketa balistike me lëndë djegëse të ngurtë, madje mikse, si dhe lëshues të lëvizshëm, ajo do të bashkohet me Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut, të cilat janë vendet e vetme në botë që kanë raketa balistike të lëvizshme, të cilat Shtetet e Bashkuara nuk i posedojnë. Por Komanda Hapësinore e Shteteve të Bashkuara duket se shqetësohet më shumë për rrezikun e raketave balistike iraniane në të ardhmen e largët, jo për kërcënimin potencial të paraqitur sot nga satelitët që i përkasin IRGC. Ajo gabohet. Pse? Nëse Koreja e Veriut i jep IRGC një armë bërthamore të quajtur Super-EMP (impuls elektromagnetik bërthamor), kjo e fundit nuk do të priste një "raketë të vërtetë balistike", por mund të përdorë një satelit për t'i dhënë fund "Satanit të Madh". Shefi i Forcës Hapësinore të Iranit, gjeneral Amir Haxhizadeh përshëndeti përgjigjen pasive të Shteteve të Bashkuara për nisjen e Nur-1 dhe në një konference për shtyp tha se IRGC ishte duke planifikuar të lëshonte në orbitë satelitin Nur-2  qershorin e ardhshëm. Pra, z.komandant, mos i nënvlerësoni iranianët. "