Tërmeti i Damavandit shkakton 2 vdekje dhe 23 lëndime në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96845-tërmeti_i_damavandit_shkakton_2_vdekje_dhe_23_lëndime_në_iran
Drejtori i përgjithshëm i për administrimin e krizës në provincën e Teheranit deklaroi se si pasojë e tërmetit që ndodhi në mesnatën e kaluar në Damavand, kanë humbur jetën 2 persona dhe janë lënduar 23 persona të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2020 08:06 Europe/Tirane
  • Tërmeti i Damavandit shkakton 2 vdekje dhe 23 lëndime në Iran

Drejtori i përgjithshëm i për administrimin e krizës në provincën e Teheranit deklaroi se si pasojë e tërmetit që ndodhi në mesnatën e kaluar në Damavand, kanë humbur jetën 2 persona dhe janë lënduar 23 persona të tjerë.

Në mesnatën e kaluar një tërmet 5.1 ballë ka ndodhur në thellësinë 7 kilometra në tokë në zonat rreth bjeshkës Damavad në provincën e Teheranit në Iran.

Mansur Daraxhati, drejtori i përgjithshëm për administrimin e krizës në provincën e Teheranit, ka dhënë statistikat e fundit për dëmet e shkaktuara nga ky tërmet dhe ka thënë: “Si pasojë e ndodhjes së tërmetit të mbrëmshëm në provincën Teheran, deri më tani janë regjistruar dy viktima një burrë 60 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një goditje që ka marrë gjatë largimit nga shtëpia, ndërsa viktima tjetër është një femër 21 vjeçare e cila ka humbur jetën si pasojë e infarktit në zemër. Si pasojë e këtij tërmeti, janë lënduar edhe 23 persona që 12 prej tyre nuk kanë lëndime serioze ndërsa 11 persona të tjerë lënduar si pasojë e frikës ose nxitimit për t’u larguar nga shtëpia. Aktualisht të gjithë personat e lënduar kanë marrë kurimet përkatëse dhe janë liruar nga spitali”.