Musavi: Të përfundojë politika e njëanshme e Amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se Amerika duhet t’i japë fundi politikës së njëanshme të turpshme të saj.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të premten në llogarinë e tij në Twitter duke publikuar të dhënat për daljen e Amerikës nga traktatet ndërkombëtare, ka shkruar: “Marrëveshja bërthamore nuk ishte as hera e parë dhe as hera e fundit që Donal Trump del nga një traktat shumëpalësh dhe ndërkombëtare”.
Musavi ka shtuar: “Regjimi i Amerikës synon të sigurojë interesat e veta afatshkurtër në kurriz të mirëqenies afatgjate të vendeve të tjera”.
Agjencia e lajmeve Associated Press së fundi duke cituar autoritetet amerikane, ka njoftuar se Uashingtoni pavarësisht daljes nga marrëveshja bërthamore, dëshiron të përgatisë një projektrezolutë për vazhdimin e embargos së armatimeve kundër Iranit gjatë muajit maj 2020, kur Estonia si aleati i Amerikës në NATO merr përsipër kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Vlen të theksohet se embargoja e armatimeve kundër Iranit është vendosur nga ana e KS të OKB gjatë viteve 2006 dhe 2007, për të ndaluar shitjen e armatime Iranit dhe eksportimin e armatimeve nga Irani.
Në bazë të marrëveshjes bërthamore është caktuar që embargoja e armëve ndaj Iranit të përfundojë më 18 tetor të vitit 2020, dhe pas raportit të ANEA që konfirmon se programi atomik i Iranit ka vetëm qëllime paqësore.