Zarif: Shantazhimi dhe shkelja e ligjeve kërcënon paqen dhe sigurinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96881-zarif_shantazhimi_dhe_shkelja_e_ligjeve_kërcënon_paqen_dhe_sigurinë
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh iu referua përvjetorit të dytë të tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit, duke thënë se shantazhimi dhe shkelja e ligjeve kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2020 17:00 Europe/Tirane
  • Zarif: Shantazhimi dhe shkelja e ligjeve kërcënon paqen dhe sigurinë

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh iu referua përvjetorit të dytë të tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit, duke thënë se shantazhimi dhe shkelja e ligjeve kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

"Në 2 vjetorin e pezullimit të pjesëmarrjes së SHBA-së në marrëveshjen bërthamore, unë i kërkova @antonioguterres që t'i mbajnë SHBA përgjegjës për shkeljen e obligimeve të tyre dhe gjithashtu për detyrimin e të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë," shkroi Zarif në llogarinë e tij në Twitter. Zarif i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres për të sqaruar shkeljen nga SHBA-të të marrëveshjes bërthamore dhe të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB, duke kërkuar nga organizmi ndërkombëtar të ruajë reputacionin e tij. Tërheqja nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve të paligjshme ndaj Iranit, janë veprime për të cilat SHBA duhet të japin llogari përpara OKB-së dhe organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, theksoi Zarif.