Në kulmin e pandemisë, Irani i prodhon vetë ventilatorët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96884-në_kulmin_e_pandemisë_irani_i_prodhon_vetë_ventilatorët
Irani ka zbuluar ventilatorin e tij të parë të prodhuar në vend. Kjo vjen pasi Irani nuk mund të marrë pajisje mjekësore për shkak të sanksioneve amerikane kundër këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 09, 2020 17:33 Europe/Tirane
  • Në kulmin e pandemisë, Irani i prodhon vetë ventilatorët

Irani ka zbuluar ventilatorin e tij të parë të prodhuar në vend. Kjo vjen pasi Irani nuk mund të marrë pajisje mjekësore për shkak të sanksioneve amerikane kundër këtij vendi.

Spitalet në Iran deri më tani kanë shfrytëzuar ventilatorët e importuar më parë për t'iu përgjigjur emergjencës sëCOVID-19. Por ndërsa një kulm tjetër i koronavirusit pritet të godasë vendin në shtator, Irani mund të ketë mungesë të ventilatorëve. Kompania Pooyandegan-e Raahe Saadat, e cila është prodhuesi i ventilatorit iranian, thotë se do të bëjë çmos për të kompensuar mungesën. Ajo prodhon 30 ventilatorë në ditë.  Kompania iraniane thotë se produktet e saj janë të barabartë me rivalët e tyre të huaj. Ajo thotë se rreth 50 vende tashmë kanë paraqitur kërkesa për të blerë ventilatorët e kësaj kompanie. Irani është një nga vendet më të goditura në botë nga Covid-19. Sanksionet e SHBA ndalojnë Iranin të blejë pajisje mjekësore, madje edhe ato më themelore, siç janë pajisjet mbrojtëse. Administrata Trump, megjithatë, vazhdon të injorojë thirrjet e udhëheqësve botërorë për të përjashtuar sektorin mjekësor të Iranit nga lista e sanksioneve. Inxhinierët iranianë theksojnë se nevoja është nëna e shpikjes. Ata thonë se pandemia i ka shtyrë ata të orientohen drejt vetë-mjaftueshmërisë në sektorin e mjekësisë, duke i ndihmuar ata të mbushin vakumin e krijuar nga sanksionet, dhe mbi të gjitha, të shpëtojnë jetën e mijëra njerëzve.