Irani: Vetëm sirianët vendosin për të ardhmen e vendit të tyre
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96910-irani_vetëm_sirianët_vendosin_për_të_ardhmen_e_vendit_të_tyre
Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se tre shtetet garantuese të procesit të paqes së Astanasë po punojnë për të ndihmuar popullin sirian të vendosë të ardhmen e vendit të tij dhe llojin e qeverisë së tij dhe në asnjë mënyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2020 16:59 Europe/Tirane
  • Irani: Vetëm sirianët vendosin për të ardhmen e vendit të tyre

Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se tre shtetet garantuese të procesit të paqes së Astanasë po punojnë për të ndihmuar popullin sirian të vendosë të ardhmen e vendit të tij dhe llojin e qeverisë së tij dhe në asnjë mënyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të këtij vendi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme e Iranit, Abas Musavi i bëri këto deklarata të Dielën, duke hedhur poshtë raportet "e pabaza dhe spekulimet", të cilat pretendojnë se Irani, Rusia dhe Turqa po marrin vendime për të ardhmen e Sirisë. Zëdhënësi iranian tha se janë vetëm sirianët ata që mund të vendosin të ardhmen e tyre, llojin e qeverisë dhe pushtetarët e tyre, duke shtuar: "Republika Islamike e Iranit ka qenë gjithmonë në anën e qeverisë dhe popullit sirian në luftën e tyre kundër terrorizmit, dhe do të vazhdojë këtë linjë edhe në të ardhmen. " Musavi theksoi se Irani, Rusia dhe Turqia po përpiqen të forcojnë bisedimet siriane-siriane dhe të ndihmojnë popullin sirian të vendosë për të ardhmen e tij duke krijuar zona de-përshkallëzimi, duke formuar një Komitet Kushtetues dhe duke ndjekur procesin e bisedimeve dhe pajtimit kombëtar.