8 vende kërkojnë kite për COVID-19 nga Irani
Kitet iraniane të përdorura për të përcaktuar shkallën e imunitetit ndaj koronavirusit të ri po bëhen gjithnjë e më popullore pasi shumë vende të tjera po kërkojnë këto mjete diagnostikuese, tha një zyrtar i lartë iranian.
Mehdi Kalenoi, nënkryetar i Zyrës së Presidencës iraniane për çështje shkencore, tha të Dielën se kompanitë iraniane kanë vendosur të eksportojnë kitet e testimit serologjik në tetë vende të tjera pasi u krye një dërgesë e parë e suksesshme në Gjermani në fillim të kësaj jave. Ai tha eksporti i dy llojeve të kiteve të koranovirusit në Filipine dhe Pakistan ishin duke pritur për miratim nga autoritetet lokale pasi kompanitë iraniane që furnizojnë mjetet diagnostifikuese dërguan mostra në laboratorët në ato vende. Ai tha se eksportet në Indi, Nigeri dhe Armeni do të fillojnë pasi të reduktohen kufizimet e udhëtimit mbi koronavirusin e ri. Ky zyrtar tha se Katari, Gjeorgjia dhe Siria së shpejti do të përfshihen në listën e destinacioneve të eksportit të kiteve iraniane. Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm iranian ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftë ndaj pandemisë së koronavirusit, duke thënë se Teherani ka dërguar 40,000 kite testimi të COVID-19 në disa vende. Zarif tha gjithashtu se 40,000 kite të sofistikuara testimi të prodhuara nga Irani janë eksportuar në Gjermani, Turqi dhe vende të tjera. "Ne jemi bashkë në këtë luftë", shtoi ai.