Musavi: Dështimi i Trump ka shkaktuar presion mbi infermierët në Amerikë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se dështimi i qeverisë së Donald Trump ka shkaktuar presion të madh mbi infermierët në Amerikë.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e martë në llogarinë e tij në Twitter, duke uruar ditën botërore të infermierëve, ka shkruar: “Në kohën e përhapjes së virusit Korona, të gjithë qytetarët u kanë borxh infermierëve heronj në Iran dhe në të gjithë botën të gjithë botën të cilët kanë sakrifikuar jetën e vet për shëndetin e njerëzve të tjerë”.
Musavi gjithashtu vuri në dukje përhapjen e gjerë të virusit Korona në Amerikë, ka thënë: “Ky virus i rrezikshëm në mënyrë të veçantë është përhapur në masë të madhe në Amerikë dhe ky vend për shkak të dështimit të qeverisë së Trump është krijuar një presion i padurueshëm për infermierët të cilët ndodhen në vijën e parë të kësaj lufta dhe në Amerikë po përballen me mungesë të madhe të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse”.
Sot, e martë më 12 maj, është Dita Botërore e Infermierëve dhe kjo ditë manifestohet për të falënderuar infermierët anë e mbanë botës për punën dhe kontributin e që po japin në ruajtjen e shëndetit të njerëzve.