Korona, shembull i sjelljes terroriste të Amerikës kundër kombit iranian
(last modified Thu, 14 May 2020 05:42:59 GMT )
May 14, 2020 07:42 Europe/Tirane
  • Korona, shembull i sjelljes terroriste të Amerikës kundër kombit iranian

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Edhe pse Amerika ka qenë gjithmonë terroriste mirëpo deri në këtë masë ku në kushtet e sëmundjes pandemisë korona ajo pengon dërgimin e medikamenteve në Iran, kjo është e pashembullt.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se qeveria më e keqe dhe më djallëzore aktualisht ka në dorë pushtetin në Amerikës dhe qeveria e Amerikës gjithmonë ka qenë terroriste, mirëpo deri në këtë masë ka qenë e paparë. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë vuri në dukje veprimet terroriste të Amerikës gjatë disa viteve të fundit dhe tha: “Amerika gjithmonë ka kryer veprime djallëzore kundër popujve të pavarur dhe të shtypur, mirëpo aktualisht edhe në rrethanat e përhapjes së virusit Korona qeveria amerikane po krijon pengesa për blerjen e medikamenteve”. Ruhani duke thënë se Iranit në dy vitet e kaluara ka qëndruar përball qeverisë më të keqe dhe më djallëzore të Amerikës, theksoi: “Gjatë historisë, qeveria amerikane kurrë nuk ka qenë deri në këtë masë kundër njerëzimit, barbare dhe e paaftë dhe sekretari aktual amerikan i shtetit nuk e njeh as alfabetin e politikës”. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim vuri në dukje edhe ndihmat popullore dhe sakrificën e personelit mjekësor në Iran dhe theksoi: “Të gjitha ndihmat popullore të ndryshme dhe shërbimet e mjekëve dhe infermierëve iranianë kanë rrënjë në kulturën fetare islame. Sakrifica dhe puna e mjekëve dhe infermierëve iranianë është e pashembullt dhe e gjithë kjo buron nga kultura e Kur’anit të shenjtë, jeta dhe vepra e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe e Imam Aliut (a.s.) dhe Ehli Bejtit (a.s.) në përgjithësi”. Është fakt se kanali humanitar që është ngritur posaçërisht për Iranin për të kryer shkëmbimet tregtare dhe financiare për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve, në realitet nuk funksion pasi të gjitha institutet financiare janë të shqetësuar nga masat ndëshkuese të Amerikës për mos respektimin e sanksioneve jashtë kufijve të saj. Insistimi i qeverisë amerikane për vazhdimin e sanksioneve dhe presionit maksimal kundër kombit iranian jo vetëm është imorale dhe kundër çdo parimi të të drejtave të njeriut, por ajo vë në rrezik jetën e popullit të thjeshtë dhe të pafajshëm të Iranit. Edhe pse virusi i sanksioneve të Amerikës dhe virusi korona, kanë kufizuar potencialet e Iranit për tu përballur me këtë virus botëror, por megjithatë angazhimi kolektiv i njerëzve dhe shfrytëzimi i potencialeve të kompanive novatore, ka bërë të mundur që Irani të plotësojë nevojat e tij për pajisje mjekësore në përballje me virusin korona dhe aktualisht të arrijë fazën e eksportit të këtyre pajisjeve. Administrimi i situatës së virusit korona në Iran megjithë kushtet e sanksioneve mizore të Amerikës i ka treguar botës se politika e presionit maksimal dhe e izolimit diplomatik të iranit ka dështuar dhe janë të paktë ato regjime në botë që kanë ndjekur këtë politikë të Uashingtonit. Sa i përket kësaj agjencia Bloomberg në raportin e ditës së mërkurë lidhur me përpjekjet e pafundme të Amerikës kundër Iranit shkruan: Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit edhe jashtë rrethit të nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore nuk ka mundur të gjejë ndonjë vend që të mbështesë Amerikën në masat e saj kundër Iranit. Dështimi i politikës së presionit maksimal dhe i sanksioneve të Amerikës kundër Iranit sot i ka detyruar politikanët amerikanë që të ndërmarrin qëndrime jo diplomatike dhe kjo tregon sjelljen e tyre terroriste kundër kombit iranian sidomos në situatën e përballjes me virusin korona.