Kitat diagnostikuese të Iranit eksportohen në Gjermani dhe Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97033-kitat_diagnostikuese_të_iranit_eksportohen_në_gjermani_dhe_turqi
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se kitat iraniane për diagnostikimin e virusit Korona janë eksportuar në Gjermani dhe Turqi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2020 08:31 Europe/Tirane
  • Kitat diagnostikuese të Iranit eksportohen në Gjermani dhe Turqi

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se kitat iraniane për diagnostikimin e virusit Korona janë eksportuar në Gjermani dhe Turqi.

Kejanush Xhahnpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Kitat për diagnostikimin e virusit Korona që janë prodhuar në Iranit, janë dërguar në Gjermani dhe Turqi”.

Turqia është një prej vendeve në të cilat është përhapur në masë të madhe virusi Korona. Në Gjermani gjithashtu numri i personave të infektuar me virusin Korona ka shkuar mbi 174 mijë dhe nga kjo shifër kanë vdekur mbi 7000 persona.