Irani: SHBA në aleancë me një regjim aparteidi
Ministria e Jashtme e Iranit hodhi poshtë pretendimet e Uashingtonit për "ndërtimin e një të ardhme më paqësore, më të prosperuar së bashku" me Izraelin, duke thënë se aleanca Amerikano-Izraelite vetëm po rrit pasigurinë.
"Me fjalë të tjera, SHBA është e angazhuar për një regjim aparteidi, ekzistenca e të cilit varet nga racizmi, okupimi, terrorizmi dhe agresioni, " deklaroi të Premten Ministria e Jashtme e Iranit në një postim në llogarinë e saj në Twitter. Deklarata shtoi se Uashingtoni është duke pasur një partneritet me Izraelin i cili është krijuar duke u bazuar në "shkatërrim dhe gjakderdhje" në Palestinë dhe në pjesë të tjera të rajonit dhe botës. Ministria theksoi se kjo aleancë vetëm e bën botën "më të pasigurt". Të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përmendi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalemin e okupuar nën drejtimin e Presidentit Donald Trump dhe tha se ky veprim ishte një kontribut i mrekullueshëm për miqësinë e thellë dhe historike midis Uashingtonit dhe Tel Avivit.