Shamkhani u drejtohet Pompeo dhe Hook
Sekretari i këshillit suprem të sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, administratën amerikane e ka quajtur të pabesueshme, jo efikase dhe të dobët.
Ali Shamkhani, në një mesazh në Twitter tha se trekëndëshi Donald Trump president, Mike Pompeo sekretar dhe Brian Hook përfaqësues special i qeverisë amerikane për çështjet e Iranit, kanë krijuar një administratë e cila nuk është e besueshme as për partnerët ndërkohë që për rivalët është kërcënim dhe për shtetasit amerikan i jo efikas dhe e dobët. Shamkhani në vazhdim tha se një shtet jo efikas dhe i palogjikshëm është vetëm burim kërcënimi. Autoritet e qeverisë amerikane mes tyre Donald Trump, Mike Pompeo dhe Brian Hoook, pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore kanë ndërmarrë fushatën e presionit maksimal kundër Iranit. Me afrimin e afatit të heqjes së embargos së armatimeve të OKB kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për të parandaluar heqjen e kësaj embargoje. Biran Hook ka pretenduar se Uashingtoni do të përdor çdo lloj metode për të penguar heqjen e embargos së armatimeve kundër Iranit. Amerika edhe pasi zyrtarisht është tërhequr nga marrëveshja bërthamore duke shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB, me pretendimet e saj mundohet ta interpretojë ndryshe këtë rezolutë dhe veten ta paraqesë si palë nënshkruese të saj dhe për këtë ajo i jep të drejtë vetes së saj që të përdorë mekanizmin moshe të marrëveshjes bërthamore. Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, ka thënë se Amerika nuk mund të shtyjë embargon e armatimeve kundër Iranit në KS të OKB. Zyra përfaqësuese e Kinës në OKB, me anë të një mesazhi në Twitter ka thënë se Amerika me daljen e saj nga marrëveshja bërthamore ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB dhe si rezultat ajo nuk ka asnjë të drejtë për rinovimin e afatit të embargos së armatimeve kundër Iranit dhe aq më pak të rikthejë sanksionet kundër Iranit. Zyra e përfaqësisë së Kinës në OKB në vazhdim tha se ruajtja e marrëveshjes bërthamore është e vetmja mundësi për progres përpara. Me afrimin e datës së heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për të parandaluar heqjen e kësaj embargoje. Kohët e fundit Amerika ka shpërndarë një rezolutë mes anëtarëve të ks të OKB nga të cilët kërkon që të shtyjnë afatin e embargos së armatimeve kundër Iranit. Mirëpo miratimi i kësaj rezolutë të propozuar nga Amerika ka nevojë për votën e 9 anëtarëve të KS të OKB dhe mos vendosjen e vetos nga ana e Rusisë apo Kinës.