Kongresi ndërkombëtar për Kodsin e shenjtë zhvillohet më 18 dhe 19 maj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97084-kongresi_ndërkombëtar_për_kodsin_e_shenjtë_zhvillohet_më_18_dhe_19_maj
Kongresi ndërkombëtar për Ditën Botërore të Kodsit të Shenjtë do të organizohet nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta nga distanca me qëllim të shqyrtimit të strategjisë së Frontit të Rezistencës kundër regjimit pushtues të Kodsit të shenjtë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 16, 2020 13:05 Europe/Tirane
  • Kongresi ndërkombëtar për Kodsin e shenjtë zhvillohet më 18 dhe 19 maj

Kongresi ndërkombëtar për Ditën Botërore të Kodsit të Shenjtë do të organizohet nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta nga distanca me qëllim të shqyrtimit të strategjisë së Frontit të Rezistencës kundër regjimit pushtues të Kodsit të shenjtë.

Ajetullah Alireza A’rafij, kryetari kongresit ndërkombëtar për Kodsin e shenjtë, ditën e shtunë deklaroi: “Ky kongres do të organizohet më 18 dhe 19 maj nga ora 16:00 deri në orën 18:30 sipas orës lokale të Mekës, nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta nga distanca”.

Ajetullah A’rafij vuri në dukje se në këtë konferencë do të marrin pjesë personalitete shkencore, kulturore dhe politike nga vende të ndryshme islame dhe shtoi: “Qëllimi i organizimit të kësaj konference ndërkombëtare me rastin e Ditës Botërore të Kodsit të shenjtë është mbajtja gjallë e çështjes së Kodsit duke shfrytëzuar potencialet e intelektualëve, organizatave joqeveritare dhe marshit të madh të Arbainit, zbulimin dhe shpjegimin e komploteve dhe intrigave politike të regjimit sionist dhe të arrogancës botërore për pushtimin e Palestinës, shqyrtimin e rolit të terrorizmit shtetëror ndaj çështjes së Palestinës dhe botës islame dhe shqyrtimi i strategjisë së Frontit të Rezistencës përball regjimit sionist.

Ajetullah A’rafij gjithashtu vuri në dukje temat kryesore të kësaj konference dhe tha: “Kodsi i shenjtë në të menduarit e Imam Khomejnit (ra) dhe liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, terrorizmi shtetëror i regjimit sionist, diskursi i rezistencës islame dhe çlirimi i Kodsit, si dhe roli i komandantëve martirë të rezistencës në luftën kundër regjimit sionist; janë prej temave kryesore të këtij kongresi”.

Në këtë takim do të diskutohet edhe plani amerikano-sionist i ashtuquajtur “akordi i shekullit” dhe politikat e tjera amerikane që mundohen t’i japin legjitimitet pushtimit të Palestinës.