Anijet iraniane me flamurin iranian më pranë se kurrë Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97132-anijet_iraniane_me_flamurin_iranian_më_pranë_se_kurrë_amerikës
Javët e fundit në mediat e huaja është përhapur lajmi mbi shkëmbimin e arit të Venezuelës me shërbimet naftore dhe produktet e saj nga ana e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2020 02:16 Europe/Tirane
  • Anijet iraniane me flamurin iranian më pranë se kurrë Amerikës

Javët e fundit në mediat e huaja është përhapur lajmi mbi shkëmbimin e arit të Venezuelës me shërbimet naftore dhe produktet e saj nga ana e Iranit.

Në këtë mes Amerika, regjimi sionist dhe Arabia Saudite kanë shprehur shqetësim dhe kanë nisur përpjekjet për të zbuluar anijen që transportonte naftën e pretenduar prej tyre. Këto vende thonë se Venezuela nëpërmjet kompanive ajrore i ka dorëzuar Iranit 9 ton ar dhe Irani është zotuar që në shkëmbim të ndihmojë Venezuelën në industrinë e naftës sidomos në garantimin e nevojave për benzinë dhe naftë dhe vënien në funksion të rafinerive të këtij vendi.Pas kësaj Reuters ka pretenduar se Irani ka dërguar në Venezuelë një anije me benzinë e cila ka kaluar nga ngushtica e Gjibraltarit. Ndërsa Amerika ka pretenduar se 5 anije me naftë dhe benzinë të Iranit janë nisur për në Venezuelë dhe për këtë ajo do të marrë masa pasi që të dy vendet që janë sanksionuar nga Amerika po kryejnë shkëmbime me njëri tjetrin. Sa i përket kësaj Hamud Huseini, zëdhënësi i unionit të eksportuesve të produkteve të naftës, gazit dhe petrokimisë së Iranit pasi konfirmoi këtë lajm tha se rreziku i kryerjes së kësaj pune d.m.th. kalimi i anijeve me flamurin iranian nga ngushtica e Gjibraltarit është pikë e fortë dhe guximi nga ana e Iranit dhe shtoi: Amerika prej mëse një viti e gjysmë mundohet të rrëzojë Venezuelën dhe në këtë mes lëvizja e kryer nga ministria e naftës dhe kompania kombëtare e anijeve transportuese të naftës, ishte shumë e guximshme. Huseini ndër të tjera shtoi se Venezuela aktualisht për shkak të sanksioneve dhe problemeve të tjera është duke u përballur me kushte të rënda dhe ka nevojë për produkte naftore shtoi: vazhdimi i këtij bashkëpunimi me padyshim do të ketë ndikime pozitive tek të dy vendet. Më herët ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB ka paralajmëruar mbi lëvizjet e forcave detare të Amerikës në Karaibe dhe përpjekjet e tyre për të ndërhyrë dhe për të krijuar probleme në procesin e transferimit të karburantit të Iranit për Venezuelën. Në këtë letër Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, kërcënimet e jashtëligjshme, të rrezikshme dhe provokuese të Amerikës i ka cilësuar një lloj piraterie detare dhe rrezik shumë të madh për paqen dhe sigurinë e botës dhe tha se Amerika duhet të heqë dorë nga vandalizmi dhe forca në arenën botëorre dhe të respektojë ligjet ndërkombëtare sidomos atë të lëvizjes së lirë të anijeve në ujërat e lira ndërkombëtare. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit rikujtoi se Amerika është përgjegjëse për çdo veprim të jashtëligjshëm dhe në këtë mes Irani ka të drejtë të marrë masat e nevojshme për tu përballur me kërcënimet. Menjëherë pas kësaj letre të ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, zëvendësi politik i shefit të diplomacisë iraniane Abas Ergaçi ka thirrur ambasadorin e Zvicrës në Teheran, i cili mbron edhe interesat e qeverisë amerikane në Iran dhe prej tij ka kërkuar të përcjellë paralajmërimet serioze të Iranit lidhur me çdo kërcënim të mundshëm të Amerikës ndaj anijeve iraniane të naftës. Mesa duket ky veprim i Iranit ka dëmtuar rëndë reputacionin e Trump i cili është larguar nga marrëveshja bërthamore prej 2 vitesh dhe pretendonte për shkatërrimin e ekonomisë iraniane dhe dorëzimin e Iranit për shkak të presioneve, mirëpo tani ai duhet të jetë vetëm spektator i lëvizjes së anijeve me flamurin iranian në afërsi të ujërave të vendit të tij.