Irani ka kaluar fazën e kontrollimit të virusit korona
Në takimin e kabinetit qeveritar, të kryesuar nga presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani, Ministri i Shëndetësisë së Iranit ka dhënë një raport mbi situatën e administrimit dhe kontrollit të sëmundjes Covid-19 dhe tha se Irani po lëviz drejt bllokimit të virusit korona në të gjithë vendin.
Në këtë takim ministri iranian i arsimit gjithashtu përmendi hapjen e shkollave dhe fillimin e punës së drejtuesve të shkollave si dhe përhapjen e mëtejshme të procesit mësimor nëpërmjet sistemit virtual dhe tha: Kjo ka shtuar angazhimin e nxënësve dhe të familjes në procesin mësimor. Ministri iranian i telekomunikacionit dhe teknologjisë gjithashtu përmendi rolin pozitiv të qeverisë elektronike dhe të sektorit privat gjatë pandemisë së korona virusit në Iran. Në vazhdim të takimit të qeverisë iraniane, presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu mirënjohje dhe falënderime për kuadrin mjekësor në vend dhe zgjerimin e qeverisë elektronike e ka cilësuar një prioritet të politikave të qeverisë ku një prej veprimeve efikase është përhapja gjithëpërfshirëse e sistemit arsimor dhe mësimor i shkollave dhe universiteteve nëpërmjet hapësirës virtuale.