Anija e katërt iraniane kalon ngushticën e Gjibraltarit
Sipas informacione të institutit perceptues dhe monitorues të linjave detare, thuhet se anija iraniane Fakson që transporton produkte të naftës së Iranit, para disa orësh ka kaluar ngushticën e Gjibraltarit në drejtim të Amerikës Latine.
Sipas mediave të huaja më herët anijet Farcun, Patnia dhe Farest nën flamurin iranian kanë kaluar ngushticën e Gjibraltarit për të transportuar benzinë dhe naftë me destinacionin e mundshëm Venezuelën. Mediat dhe funksionarët perëndimorë kanë pretenduar se dërgesa të mëdha ari janë transportuar me avion nga Venezuela për në Iran. disa analistë thonë se këto dërgesa me ar në fakt janë një formë pagese për karburantit që pritet t’i dorëzohet Venezuelës. Sipas një njoftimi të agjencisë Fars anija e pestë d.m.th. anija Kalaval ditën e kaluar ka kaluar kanalin e Suezit dhe është duke ecur në drejtim të Gjibraltarit për të shkuar në Amerikën Latine. Një pikë shumë e rëndësishme është se asnjë prej këtyre anijeve përkundër asaj që pritej në kushtet e sanksioneve kundër naftës dhe produkteve naftore, nuk ka fikur sistemin e tyre GPS apo të vendndodhjes. Gjithashtu pas kërcënimeve të funksionarëve amerikanë për të penguar lëvizjen e anijeve iraniane transportuese të karburantit drejt Venezuelës, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka dërguar letër për Antonio Guterres sekretari i përgjithshëm i OKB. Në këtë letër Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, kërcënimet e jashtëligjshme, të rrezikshme dhe provokuese të Amerikës i ka cilësuar një lloj piraterie detare dhe rrezik shumë të madh për paqen dhe sigurinë e botës dhe tha se Amerika duhet të heqë dorë nga vandalizmi dhe forca në arenën botërore dhe të respektojë ligjet ndërkombëtare sidomos atë të lëvizjes së lirë të anijeve në ujërat e lira ndërkombëtare. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit rikujtoi se Amerika është përgjegjëse për çdo veprim të jashtëligjshëm dhe në këtë mes Irani ka të drejtë të marrë masat e nevojshme për tu përballur me kërcënimet. Menjëherë pas kësaj letre të ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, zëvendësi politik i shefit të diplomacisë iraniane Abas Ergaçi ka thirrur ambasadorin e Zvicrës në Teheran, i cili mbron edhe interesat e qeverisë amerikane në Iran dhe prej tij ka kërkuar të përcjellë paralajmërimet serioze të Iranit lidhur me çdo kërcënim të mundshëm të Amerikës ndaj anijeve iraniane të naftës.