Izraeli në gjendje shock-u?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97153-izraeli_në_gjendje_shock_u
Më 8 maj, shtypi izraelit publikoi lajme se Irani kishte kryer një sulm në shkallë të gjerë në rrjetin ujor të Tel Avivi, të cilin, i njëjti shtyp e cilësoi "një kërcënim strategjik".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2020 17:01 Europe/Tirane
  • Izraeli në gjendje shock-u?

Më 8 maj, shtypi izraelit publikoi lajme se Irani kishte kryer një sulm në shkallë të gjerë në rrjetin ujor të Tel Avivi, të cilin, i njëjti shtyp e cilësoi "një kërcënim strategjik".

"Ky sulm paraqet një kërcënim serioz strategjik për Izraelin, veçanërisht pasi ai kishte në shënjestër infrastrukturën jetësore. Ky sulm u mor shumë seriozisht nga qeveria izraelite, e cila mund të vendosë të hakmerret, "deklaroi për gazetën Le Point, Ely Karmon, studiuese e cështjeve strategjike në Qendrën Ndërdisiplinare Herzliya. Irani nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, por një sulm kibernetik i kësaj madhësie mund të vinte vetëm nga një armik i Izraelit, i cili pretendon se me disa raketa ka arritur në "reduktimin e pranisë iraniane në Siri". Fox News, i cili komentoi çështjen, paralajmëroi Izraelin për një aspekt tjetër të sulmit, se "hakerët iranianë do të kishin përdorur serverët kompjuterikë të vendosur në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar Izraelin". A është kjo përgjigje e kalibruar e përsosur e Iranit ndaj sulmeve raketore sioniste kundër Sirisë? Rai al-Youm beson se është kështu. "Sulmi kibernetik mbi infrastrukturën ujore që Izraeli i atribuoi Iranit, paraqitet nga Izraeli si "një përshkallëzim i tensioneve të provokuara nga Irani "i cili do të kishte kapërcyer vijën e kuqe të Izraelit" duke sulmuar "infrastruktura civile". Infrastruktura civile? Izraeli bën më mirë të ndalojë shakatë, pasi e ka rrafshuar plotësisht Gazën jo një herë, por mijëra herë. Nëse Izraeli luan vejushat e frikësuara, kjo është për shkak se sulmi i supozuar kibernetik iranian ishte dhe është gjithmonë "një tronditje e vërtetë për Tel Avivin": Irani goditi aty ku Izraeli beson se është i sigurt. Në këtë proces, një zyrtar i lartë izraelit madje tha për kanalin Izrael 13, se Izraeli "nuk e priste aspak një sulm të tillë nga iranianët; kjo nuk duhet të kishte ndodhur". Të enjten e kaluar, një mbledhje e fshehtë e kabinetit të sigurimit të regjimit sionist u zhvillua për të studiuar sulmin i cili "thellësisht" shqetëson si zyrtarët izraelitë ashtu dhe kolonët sionistë. Por çfarë mesazhi dëshironte të përcjellë Irani? " Analisti i Rai al-Youm evokon se bëhet fjalë për hyrjen e Iranit dhe e boshtit të Rezistencës në një "fazë të re të konfrontimit dhe përgjigjes ndaj veprimeve dhe provokimeve të armikut: "Në vend që t'i përgjigjej drejtpërdrejt dhe ushtarakisht agresioneve izraelite kundër Sirisë, të cilat do të gjeneronin kosto të konsiderueshme, si financiare ashtu edhe njerëzore, Irani duket se ka kryer sulme strategjike dhe shumë teknike dhe teknologjike në këtë fazë, siç është sulmi kibernetik ose lufta psikologjike. Dhe është pikërisht epërsia e Iranit në fushën e teknologjive të përparuara që ka shkaktuar panik në mesin e sionistëve. Sidoqoftë, Irani nuk është i vetmi anëtar i boshtit të Rezistencës që ka kapacitete për të kryer sulme të tilla, Hezbollah, në vetvete, tashmë e ka dëshmuar veten". Analisti i Rai al-Youm ngre pyetjen pse Irani mund të kishte "shënjestruar infrastrukturën ujore të regjimit izraelit": "Ndoshta, për t'ua bërë të qartë sionistëve se ata nuk janë aq të fuqishëm sa e pretendojnë në masën që Izraeli mburrej me përvojat e tij të paarritshme në fushën e trajtimit të ujit, pastrimit, dekripëzimit , etj… ”. " Duket se sionistët nuk janë të vetmit që shqetësohen. Edhe amerikanët ndjehen të shqetësuar ... Pas përfundimit të takimit të kabinetit të sigurisë izraelite për këtë "sulm iranian", sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo shkoi në Palestinën e okupuar për të kryer një vizitë që u përqendrua mbi Iranin dhe çështjet e tij.