MPJ e Iranit: Regjimi izraelit i lindur përmes terrorit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97207-mpj_e_iranit_regjimi_izraelit_i_lindur_përmes_terrorit
Ndërsa shumë njerëz në të gjithë botën përgatiten për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kudsit, Irani ka denoncuar natyrën terroriste të Izraelit, duke thënë se regjimi sionist- i cili ka një histori të errët agresioni dhe okupimi - nuk ka ndaluar kurrë nxitjen e kaosit në Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2020 18:17 Europe/Tirane
  • MPJ e Iranit: Regjimi izraelit i lindur përmes terrorit

Ndërsa shumë njerëz në të gjithë botën përgatiten për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kudsit, Irani ka denoncuar natyrën terroriste të Izraelit, duke thënë se regjimi sionist- i cili ka një histori të errët agresioni dhe okupimi - nuk ka ndaluar kurrë nxitjen e kaosit në Lindjen e Mesme.

"Regjimi Sionist lindi nëpërmjet terrorit, dhe që atëherë ka vrarë mijëra njerëz nga palestinezët e zakonshëm te figura të shquara arabe dhe shkencëtarë iranianë. Një regjim terrorist në natyrë, Izraeli ende vazhdon të mbjell farën e kaosit në rajonin tonë", tha Ministria e Jashtme e Iranit të Mërkurën në një postim në llogarinë e saj në gjuhën angleze në Twitter. Deklarata nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit, një trashëgimi e themeluesit të Republikës Islamike, Imam Khomeini, e cila shënohet çdo vit në të Premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në solidaritet me kombin e shtypur Palestinez. "Regjimi sionist ka një histori agresioni, programe të fshehta të armëve të shkatërrimit në masë, pushtime dhe paligjshmëri. Dita e Kudsit është një kujtesë vjetore për botën myslimane se pushtimet dhe veprimet agresive të regjimit izraelit kanë qenë një faktor themelor i konflikteve në rajonin tonë, "theksoi Ministria e Jashtme e Iranit.