Shamkhani drejtuar Pompeo: Kombi Iranian nuk është anti-hebraik
Sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare në mesazhin e tij në Twitter i ka rikujtuar sekretarit amerikan të shtetit faktin se Irani është kundër kriminelëve, kasapëve dhe vrasësve të fëmijë dhe jo kundër hebrenjve.
Ali Shamkhani sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare në mesazhin e tij në Twitter iu drejtua Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit dhe tha: Është e nevojshme t’i rikujtoj sekretarit të keq të jashtëm dhe regjimit terrorist amerikan se në Iran përkundër oligarkisë së mjelësve të perëndimit të egër, ka liderë të zgjedhur me shumicën e vullnetit të popullit të cilët nuk thonë gjë tjetër veçse kërkesat e popullit. Ai rikujtoi: Ne nuk jemi anti-hebraik por ne jemi kundër kriminelëve, kasapëve dhe fëmijë-vrasësve. Duhet thënë se Mike Pompeo me pretendime të pabaza ka akuzuar disa herë Iranin për antisemitizëm.