Musavi: Sanksionimi i autoriteteve dhe institucione iraniane tregon paaftësinë e Amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi sanksionet e paefektshme, të përsëritura dhe verbale të Amerikës kundër autoriteteve të Iranit tregojnë dobësinë dhe humbjen e regjimit të Amerikës.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke theksuar se “narkomania” e regjimit të Amerikës për vendosjen e sanksioneve vazhdimisht tregon sjelljen e paligjshme dhe arrogante të Amerikës kundër të gjithë rendit dhe ligjeve ndërkombëtare, deklaroi: “Sanksionet e paefektshme, të përsëritshme dhe verbale të Amerikës kundër ministrit të brendshëm të Iranit, komandantit të forcave të policisë dhe funksionarëve të tjerë të Iranit janë vendosur në bazë të iluzioneve të përhershme dhe nën ndikimin e këshilltarëve të paaftë dhe në reagim ndaj dështimeve të këtij regjimi përball vullnetit të hekurt të shtetit dhe popullit të Iranit”.
Musavi ka shtuar: “Sanksionet e fundit të Amerikës kundër autoriteteve të Iranit janë shkelje flagrante të rezolutës 2331 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe shkelje e zotimeve të Amerikës ndaj ligjeve3 ndërkombëtare, prandaj Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i kërkojë Amerikës të japë përgjigje për këto shkelje të ligjeve ndërkombëtare”.