Irani: Shkelja e detyrimeve ndërkombëtare nga SHBA do të përfundojë në anarkizëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97260-irani_shkelja_e_detyrimeve_ndërkombëtare_nga_shba_do_të_përfundojë_në_anarkizëm
Irani ka kritikuar administratën amerikane për planifikimin e tërheqjes nga Traktati i Qiejve të Hapur, i cili lejon fluturime të paarmatosura mbikqyrjeje mbi vendet anëtare, duke thënë se do të krijohet anarkizëm nëse Shtëpia e Bardhë vazhdon të shkelë rregullat ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2020 19:25 Europe/Tirane
  • Irani: Shkelja e detyrimeve ndërkombëtare nga SHBA do të përfundojë në anarkizëm

Irani ka kritikuar administratën amerikane për planifikimin e tërheqjes nga Traktati i Qiejve të Hapur, i cili lejon fluturime të paarmatosura mbikqyrjeje mbi vendet anëtare, duke thënë se do të krijohet anarkizëm nëse Shtëpia e Bardhë vazhdon të shkelë rregullat ndërkombëtare.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të Premten, Abas Musavi, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha se zyrtarët amerikanë po vazhdojnë me politikat e tyre të njëanshmërisë dhe daljes nga marrëveshjet ndërkombëtare. "Në 3.5 vitet e kaluara, Administrata amerikane ka vazhduar të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare. Në tërësi Uashingtoni është duke sfiduar të gjitha normat, rregullat dhe ligjet ndërkombëtare, çka përfundimisht do të çojë në anarkizëm," deklaroi zyrtari iranian.