Irani: Shkelja e detyrimeve ndërkombëtare nga SHBA do të përfundojë në anarkizëm
Irani ka kritikuar administratën amerikane për planifikimin e tërheqjes nga Traktati i Qiejve të Hapur, i cili lejon fluturime të paarmatosura mbikqyrjeje mbi vendet anëtare, duke thënë se do të krijohet anarkizëm nëse Shtëpia e Bardhë vazhdon të shkelë rregullat ndërkombëtare.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të Premten, Abas Musavi, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha se zyrtarët amerikanë po vazhdojnë me politikat e tyre të njëanshmërisë dhe daljes nga marrëveshjet ndërkombëtare. "Në 3.5 vitet e kaluara, Administrata amerikane ka vazhduar të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare. Në tërësi Uashingtoni është duke sfiduar të gjitha normat, rregullat dhe ligjet ndërkombëtare, çka përfundimisht do të çojë në anarkizëm," deklaroi zyrtari iranian.