Anija e parë iraniane me karburant futet në ujërat e Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97295-anija_e_parë_iraniane_me_karburant_futet_në_ujërat_e_venezuelës
Anija e parë që transporton karburant për Venezuelën është futur në ujërat territoriale të këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 24, 2020 09:08 Europe/Tirane
  • Anija e parë iraniane me karburant futet në ujërat e Venezuelës

Anija e parë që transporton karburant për Venezuelën është futur në ujërat territoriale të këtij vendi.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Fars sipas të cilës qendra për monitorimin e anijeve të transportit para disa orësh njoftoi se anija iraniane është futur në ujërat territoriale dhe zonën speciale të ekonomisë së Venezuelës. Aktualisht forcat e marinës së Venezuelës janë duke shoqëruar anijen iraniane me karburant Fortune. Ndërkohë agjencia Rusia Today njoftoi se anija luftarake amerikane Adam Josef ka ndjekur anijen iraniane të transportit por është tërhequr menjëherë pasi kjo anije është futur në zonën ekonomike të Venezuelës. Sipas këtij kanali thuhet se katër anije të tjera iraniane duke ndjekur anijen e transportit Fortune janë në rrugën drejt brigjeve të Venezuelës. Përdoruesit venezuelas të rrjeteve sociale ditët e fundit kanë përhapur hashtagun #GraciasIran( faleminderit Iran) në rrjetin social Twitter. Ata në këtë mënyrë kanë falënderuar iranian për bashkëpunimin me Karakasin në thyerjen e rrethimit detar të Amerikës. Uashingtoni më 14 Maj kërcënoi se do të reagojë ndaj transportit të benzinës iraniane drejt Venezuelës. Përfaqësuesi i Venezuelës në OKB ka deklaruar se Amerika ka kërcënuar me përdorimin e forcës kundër 5 anijeve iraniane që transportojnë karburant për Venezuelën. Ky kërcënim i Amerikës është dënuar gjerësisht.