Organizimi i namazit të Fiter Bajramit në xhamitë e Teheranit
Në xhami të ndryshme të Teheranit, sot është organizuar namazi i Fiter Bajramit.
Banorët e Teheranit, sot me përfundimin e muajit të bekuar të ramazanit dhe me shpalljen e festës së Fiter Bajramit kanë organizuar namazin e festës në xhami. Sivjet namazi i madh i Fiter Bajramit në kompleksin fetar Mousala në Teheran nuk është organizuar për shkak të virusit korona, mirëpo namazi nëpër xhamitë lokale të lagjeve është organizuar. Namazi është organizuar në formë të përbashkët në më shumë se 70 xhami të mëdha në zona të ndryshme të Teheranit. Falja e namazit ka nisur në orën 08:00 sipas orës lokale ku me urdhër të autoriteteve shëndetësore, është ruajtur distancimi social gjatë organizimit të namazit.