Sot festa e Fiter bajramit në Iran
(last modified Sun, 24 May 2020 07:09:20 GMT )
May 24, 2020 09:09 Europe/Tirane
  • Sot festa e Fiter bajramit në Iran

Në Republikën Islamike të Iranit, sot (e dielë) më 1 shaval 1441 hixhri kameri, kremtohet festa e madhe e Fitër Bajramit.

Sot në mëngjes, miliona besimtarë iranianë morën pjesë në ceremonitë përkatëse të Fitër Bajramit menjëherë pasi dje zyra e Ajetollah Ali Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, njoftoi për shfaqjen e hënës dhe shpalljen e festës. Festa e Fitër Bajramit është një nga festat më të mëdha të myslimanëve të botës, të cilët pas një muaji agjërimi dhe adhurimi për hir të Zotit të Madhërishëm, pastruan shpirtrat e tyre dhe forcuan besimin. Gjithashtu presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka dërguar mesazhe urime për festën e Fiter Bajramit popujve, qeverive dhe homologëve të tij duke shpresuar shëndet, siguri paqe dhe qetësi në rritje për myslimanët dhe popujt në të gjithë botën. Me rastin e kësaj festë të madhe, RTV i Republikës Islamike të Iranit u uron të gjithë myslimanëve të botës gëzuar Fitër Bajramin.


 

Tags