Telesur: Tankeri i dytë i Iranit hyri në ujërat e Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97340-telesur_tankeri_i_dytë_i_iranit_hyri_në_ujërat_e_venezuelës
Rrjeti televiziv Telesur i Venezuelës tha të hënën se anija iraniane, Forest, kishte hyrë në ujërat territoriale të vendit të Amerikës Latine, dhe ashtu si tankeri i parë iranian Fortune, u shoqërua nga Marina Venezuelane deri në destinacionin e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2020 16:30 Europe/Tirane
  • Telesur: Tankeri i dytë i Iranit hyri në ujërat e Venezuelës

Rrjeti televiziv Telesur i Venezuelës tha të hënën se anija iraniane, Forest, kishte hyrë në ujërat territoriale të vendit të Amerikës Latine, dhe ashtu si tankeri i parë iranian Fortune, u shoqërua nga Marina Venezuelane deri në destinacionin e saj.

“Anija iraniane Forest po afrohet në brigjet e Venezuelës. Forcat ushtarake të këtij vendi pohojnë se brenda orëve të ardhshme ajo do të kapërcejë veriun e ishullit Margarita për të vazhduar më tej drejt rafinerisë El Palito", raportoi Telesur. Cisterna e parë nga pesë cisternat iraniane që mbartin 1.53 milion fuçi benzinë dhe derivate arriti në ujërat e Venezuelës të Shtunën vonë për të lehtësuar krizën e karburantit të vendit Latin. Dërgesat kanë ngjallur zemërimin e administratës amerikane pasi Irani dhe Venezuela janë nën sanksione të paligjshme të vendosura nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i Iranit Hasan Ruhani paralajmëroi të Shtunën për masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara nëse Amerika shkaktonte probleme për tankerët iranianë. Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro gjithashtu ka hedhur poshtë kërcënimet e Uashingtonit, duke këmbëngulur se Teherani dhe Karakasi "të dy duan paqe, dhe ne kemi të drejtën të tregtojmë lirshëm".